Goditja fatale/ Momenti kur “bisha” Tyson Fury rrëzon në tapet Wilder dhe ruan titujt (VIDEO)

0

Një përballje e vërtetë titanësh ishte ajo që rezervoi e shtuna në boks, kur u vunë sërish përballë njëri-tjetrit, Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Ishte sërish boksieri britanik që doli fitues në arenën “T-Mobile” në Las Vegas duke e rrëzuar amerikanin në tapet në raundin e 11.

Ndonëse Wilder ishte në avantazh në raundet e para, Fury gjeti fuqinë të ringrihej pas raundit të shtatë. Ai e rrëzoi amerikanin në të 10-in, për t’i dhënë goditjen fatale raundin pasardhës.

“Ishte një ndeshje e hatashme. Duhet ta pranoj u lëndova. Rashë në tokë dy herë. Ëilder është një luftëtar i vërtetë, por e kam thënë dhe më herët që unë jam më i miri në botë, ndërsa ai vjen pas meje”, deklaroi Fury pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu