Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-portieri i Shkëndijës dhe Lokomotivës…

0

Lad Ajazi siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës, por u stacionua për vite me radhë në Durrës, duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës.

Karrierën e tij sportive, Ajazi e nisi në vitin 1968, si pjesë e grupit të parë të Shkollës së Mjeshtërisë Sportive, duke ruajtur për disa vite portën e Shkëndijës së famshme të fillimviteve ’70. Më pas ai kaloi në qytetin e Durrësit, ku mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës, duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti.

Vladimir Ajazi ka qenë pjesë e stafit teknik të Kombëtares në kohën, kur kuqezinjtë tanë drejtoheshin nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel, në vitet 2002-2006, duke kryer detyrën e përgatitësit të portierëve.

Ajazi, gjithashtu ka kryer edhe detyrën e drejtorit teknik në skuadrës së Teutës, teksa kohët e fundit, ai vuante nga një sëmundje e rendë dhe pashërueshme, e cila e përkuli dhe e detyroi të ulej në një karrige me rrota, foto të postuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi për ndarjen nga jeta dhe larigimin e hidhur të një ikone si Vladimir Ajazi, ka krijuar një boshllëk dhe ka trishtuar mbarë mjedisin e futbollit shqiptar.

Lamtumirë Vladimir Ajazi, përkulemi me respekt përpara veprës dhe jetës tënde!