– Instagram po u ofron para njerëzve për të bërë dhe postuar video ‘Reels’. Mediat e huaja shkruajnë se ky veprim pritej që kur Meta (i njohur më parë si Facebook) njoftoi se do të shpërndante 1 miliard dollarë për krijuesit përpara fundit të vitit 2022.
TechCrunch me anë të një postimi në Reddit tregon se përdoruesve do t’i ofrohen deri në 35 mijë dollarë nëse Reels-et e tyre marrin 60 milion shikime në një muaj. Sa i përket përdoruesve me më pak numër ndjekësish do të ofrohet një shumë më e vogël.
BonuseT duket se po rriten me kalimin e kohës pasi një krijuesi tjetër me 24 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan u ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15 mijë ndjekës.
Duket se ‘Instagram’ nuk ka ndonjë rregull se si shumat e pagesave korrespondojnë me numrin e ndjekësve.





