Futbollisti argjentinas ne “telashe”, Salvio tentoi te shtypte me makine ish-partneren

0

Eduardo salvio eshte akuzuar se fundmi per ushtrim dhune ndaj ish partneres se tij Magali Aravena. Mesfushori argjentinas akuzohet se ka perplasur me makine ish partneren e tij.

Sipas mediave argjentinase, ngjarja ndodhi gjate mesnates, ne Puerto Madero teksa Magali e pa futbollistin ne makine me nje grua tjeter. “TyC Sports” ka publikuar pamjet e incidentit ku ish-partnerja shikohet e kapur pas deres ndersa Salvio e tërheq me makinë.

Sipas raportimeve nga policia argjentinase, ish-partnerja siguron se u afrua drejt automjetit te futbollistit per te biseduar me te ndersa ky i fundit vuri makinen ne marsh duke i shkaktuar lendime. Nderkohe drejtesia po vazhdon investigimet per te zbuluar se cfare ka ndodhur vertete midis futbollistit dhe ish partneres se tij. Ylli argjentinas gjate karrieres se tij eshte aktivizuar ne Europe me Atletico Madrid dhe Benfica, nderkohe qe perben nje kontigjent te mire te Kombetares Argjentinase.