Futbollisti i Armenisë lë futbollin dhe shkon në luftë

0

Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajhanit kanë përfshirë edhe njerëzit e thjeshtë. Një rast unik vjen së fundmi nga bota e futbollit, aty ku futbollisti armen, Varazdat Harojan, ka braktisur futbollit për të shkuar në luftë. Këtë verë, mbrojtësi i njohur siguroi një kalim në Greqi te skuadra e Larisës dhe ditët e fundit ai duhej të udhetonte drejt Greqisë për t’u prezantuar, por së fundmi destinacioni i udhëtimit të tij është ndërruar.

Harojan do të kthehet në Armeni, atdheun e tij për shkak të luftës me Azerbajxhanin. Shteti armen ka aktivizuar ligjin e luftës, që parashikon se çdo shtetas nën moshën 40 vjeç është i detyruar të vendoset në frontin e luftës për të mbrojtur atdheun e vet.

Kështu, Harojan ka lënë karrierën e tij për momentin dhe është bashkuar me ushtarët e tjerë në luftën e ashpër mes dy vendeve, teksa çdo ditë po humbin jetën dhjetëra persona. Kujtojmë se Azerbajxhani i ka shpallur luftë Armenisë për të marrë një provincë në qytetin e Karabak, e cila deri më tani zotërohet nga Armenia, por shteti azer pretendon se është i tiji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu