Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, G Bani ka marrë një lajm të rëndë që e detyroi të linte menjëherë garën. Moderatori Ledion Liço i komunikoi pasi hyri në shtëpinë më të famshme se babai i tij ka pësuar ishemi cerebrale, edhe pse gjendja ishte stabilizuar, duke i dhënë kështu një arsye të fortë për të dalë nga formati.
Në një veprim solidar nga produksioni, G Bani u pajis me një biletë udhëtimi të siguruar nga Big Brother, për shkuar sa më shpejt pranë familjes së tij në Angli.Ky moment emocionues preku thellë si banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe ndjekësit e spektaklit./Infoweb Media