Gabriel Attal kryeministri më i ri i Francës, i pari homose*sual në krye të qeverisë

0

Në moshën 34-vjeçare, Gabriel Attal është kryeministri më i ri në moshë në Francën moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare.

 

Presidenti francez, Macron zgjodhi njeriun më popullor për ta vendosur në krye të qeverisë pas dorëheqjes së Elisabeth Borne një ditë më parë. Në barometrin e dhjetorit Attal u rendit politikani i parë më i pëlqyer nga populli francez.

Në pak më shumë se një dekadë Gabriel Attal arriti të katapultohej nga një zyrë e dytë në ministrinë e Shëndetësisë në zyrën më të lartë të shtetit atë të kryeministrit në Francë, një trajektore spektakolare e karrierës për tu pasur zili.

Në vitet e para të presidencës së Emmanuel Macron, Attal ishte pjesë e një grupi të rinjsh të mirë-arsimuar të zgjedhur për të këshilluar dhe mbështetur liderin po aq të ri francez.

U dallua nga grupi për shkak të gatishmërisë së tij për të folur në publik për çdo çështje për të cilat i kërkohej dhe talentit për ta shtjelluar. Aftësitë e frikshme të komunikimit dhe aftësia për të menduar dhe folur në këmbë, duke iu përgjigjur direkt pyetjeve në parlament dhe në publik, i kanë dhënë atij pseudonimin “Snajperisti i fjalës”.

Attal është djali i Yves Attal, një avokat dhe producent filmash me origjinë hebreo tuniziane, i cili vdiq në vitin 2015, dhe Marie de Couriss, e cila rrjedh nga të krishterët ortodoksë nga Odesa.U rrit në Paris me tre motrat e tij më të vogla dhe përdor emrin e plotë Gabriel Attal de Couriss.

Në vitin 2019, Attal tha për gazetën Libération: “Babai im më tha: ‘Ndoshta je ortodoks, por do të ndihesh hebre gjatë gjithë jetës tënde, kryesisht sepse do të vuash antisemitizmin për shkak të emrit tënd’, shkruan britanikja the Guardian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu