I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohet me liderët e Kosovës.
Ai fillimisht u prit nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa pritet të ketë një deklaratë për emdiat, për atë se cfarë kanë diskutuar në takim.
Agjenda e Escobar do të vijojë më pas me takimin e planifikuar me kryeministrin Kurti. Vizita e Escobarit pason atë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili vizitoi Prishtinën pak ditë më parë.
Herën e fundit që Escobar qëndroi në Kosovë ishte në fund të muajit gusht, në një vizitë të përbashkët me Lajçakun.