Gara për drejtuesin e BKH-së/ Berisha: Të lobojë cili të dojë, kreu do të emërohet nga Rama

0

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku pyet dhe në lidhje garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH-së. Berisha tha se kushdo mund të lobojë, por kreu i BKH-së do të emërohet nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama me të emëruarit e tij “nuk lëshojnë vend”.

“Të lobojë cili të dojë, ai do emërohet nga Edi Rama. Aty janë futur disa emra, për të dalë ndonjë Çako apo si Çako. Kaq, nuk lëshon vend ai. Po Ardi Veliu ka garuar për këtë vend? Jo, ë? Nuk ka se ka qenë rezervë”, tha Berisha.