Gara për drejtuesit e policisë vendore/ Ja kur do të miratohet rregullorja dhe ku do aplikojnë kandidatët

0

Teksa drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka nisur detyrën, ende nuk është hapur gara për drejtuesit e policisë vendore.

Ditën e mërkurë pritet të miratohet rregullorja në zbatim të ligjit të ri për policinë, ku ministri Hoxha do t’i dërgojë rregulloren Këshillit të Ministrave për miratim. Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore.

Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu