Garë e fortë brenda PS-së për 5 mandate, ja kandidatët që luftojnë për karrigen e deputetit

0

Numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në 3 qarqe në total: Kukës, Dibër dhe Shkodër.

Që prej fillimit të nisjes së numërimit për kandidatët është parë një garë e ngushtë mes kandidatëve të PS-së.

Në Tiranë, ka një garë të fortë mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit ku vijon të kryesojë Xhaçka.

Garë ka edhe ndërmjet Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi kryeson me 447 vota më shumë.

Në Lezhë, Admir Kadeli shpreson që me votat e diasporës të bëjë rrokadë kundrejt Marjeta Nelës, e cila kryeson me 433 vota.

Në Korçë shpreson për një mandat Enslemvera Zake. Ajo ndodhet 476 vota larg Besa Spahos, që për momentin po siguron karrigen në Kuvendin e ardhshëm.

Në Vlorë, ka një garë të ngushtë për mandatin e 9 të fituar nga PS. Vasil Llajo aktualisht është para Klevis Kasës me vetëm 54 vota.

Vetëm përfundimi i numërimit do të përcaktojë se cilat emra do të shohim zyrtarisht në kuvend legjislaturën e ardhshme.

Sa vota kanë mbetur pa u numëruar për secilin qark.

Berat – Rreth 8 000 zarfe

Durrës – Rreth 4 600 zarfe

Elbasan – Rreth 12 000 zarfe

Fier – Rreth 9 200 zarfe

Gjirokastër – Rreth 5300 zarfe

Korçë – Rreth 14 600 zarfe

Lezhë – Rreth 4 200 zarfe

Tiranë – Rreth 14 400 zarfe

Vlorë – Rreth 10 900 zarfe