– Ndërsa homoseksualiteti është i paligjshëm në Katar dhe të drejtat e grave janë gjithashtu të kufizuara, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë, se është thellësisht i shqetësuar për këtë çështje.
“Ka çështje që potencialisht kërcënojnë fansat tanë kur udhëtojnë, të drejtat e grave dhe të drejtat e komunitetit LGBT në veçanti,– thotë Southgate. – Fatkeqësisht, përmes diskutimeve që kam pasur, nuk mendoj se disa nga këto komunitete duhet të largohen, kjo do të ishte një turp i vërtetë”.
“Ne qëndrojmë pro tyre si ekip dhe kemi mbështetur shumë qëndrime, nëpërmjet pozicioneve që kemi marrë gjatë dy viteve të fundit,- shtoi ai. – Do të ishte e tmerrshme të mendosh se disa nga tifozët tanë mendojnë se nuk mund të shkojnë në Katar sepse ndihen të kërcënuar ose kanë frikë për sigurinë e tyre”.
Gjatë kualifikimeve të Botërorit, kombëtaret e Norvegjisë, Holandës dhe Gjermanisë organizuan aksione, për të theksuar shqetësimet e të drejtave të njeriut në Katar. Southgate beson se edhe lojtarët e Anglisë do të kërkojnë gjithashtu të bëjnë të njohur qëndrimin e tyre për këtë çështje, por ende nuk kanë gjetur mënyrën më të mirë për ta bërë këtë.
“Ne mendojmë se Kupa e Botës është një mundësi për të theksuar disa nga këto çështje. Ne gjithashtu duhet ta bëjmë atë me përgjegjësi, – argumentoi Southgate. – Nuk jam i sigurt që vetëm veshja e një bluze bën ndryshim. Unë nuk e di plotësisht se çfarë mund të bëjmë në të gjitha aspektet për të bërë një ndryshim”.