– “Është një dhuratë për mua, klubin dhe për të gjithë qytetin e Bergamos. Atalanta nuk kishte fituar në Torino që nga viti 1989. Ishte një ndeshje shumë fizike dhe e luftuar, që e luajtëm të paktën si të barabartë.”
Kështu Gian Piero Gasperini festoi fitoren historike të Atalantës ndaj Juventusit: “Atalanta ka ecur mirë që në fillim, përndryshe nuk do të kishte 28 pikë. Në shtëpi ka pasur disa ndeshje që nuk kemi arritur rezultatin që meritonim”,– tha ai në fundin e lojës te mikrofonat e ‘Dazn’-it.
Për statusin e arritur nga Atalanta, tashmë është bërë një realitet i përhershëm që synon Champions League në Serinë A, Gasperini tha: “Këto vite na kanë dhënë vetëdije dhe pjekuri, duke luajtur në fusha të vështira dhe kundër skuadrave të forta. Ne kemi marrë disa goditje, por jemi rritur dhe tani jemi gjithmonë në gjendje të përballojmë ndeshje, qoftë edhe me skuadra me vlerë absolute. Ndaj Juves arritëm të mbajmë rezultatin në një ndeshje shumë të ekuilibruar”.
Dhe më pas, fjalë mjalti për Duvan Zapata: “Ai është i madh, ai është rritur në pjekuri dhe besim në veten e tij, duke luajtur gjithmonë në një nivel të lartë. Kur mendonim se ai ishte në një nivel shumë të lartë, këtë vit ai ende po na befason. Eshtë e jashtëzakonshme mënyra se si ai po luan”.





