‘Gati për Shqipërinë’, Rama nga asambleja e PS: Do bëjmë të pamundurën për mandatin e 4-tërt

0

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së kryeministri Edi Rama tha se nuk është ndjerë ndonjëherë  më i trazuar sesa pas fitores së 25 Prillit, pasi besimi që i kanë dhënë shqiptarët është i jashtëzakonshëm.

Rama tha se askush në PS nuk duhet të vetëkënaqet, dhe se të gjithë duhet të ulin kokën dhe të punojnë për aspiratat e vendit. Dy prej shtyllave ku u ndal Rama që në nisje të fjalës së tij ishte drejtësia dhe mirëqënia.

Pjesë nga djala e Ramës:

Ishim dikur një opozitë e dalë nga një palë zgjedhje dërrmuese, PD u rikthye në qeveri me vota, pasi ishte larguar mes zjarrit të një kryengritje popullore, si fajtorja e një humbje marramendëse të kursimeve të shqiptarëve.

Ishte një forcë politike e çoroditur dhe besimhumbur, u ngritëm me vështirësi duke u përpjekur shumë që të ripërtërihemi dhe të bashkohemi, për tu rikthyer në krye të vendit si alternativë qeverisëse, nuk ia dolëm dot të riktheheshim 4 vite më vonë, me një diferencë milimetrike.

Ajo që na riktheu ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u përmirësuar, duke ngritur një makineri elektorale të fuqishme, duke ndërtuar një skuadër përfaqësuese, me një vizion dhe një program pozitiv.

Si askush më parë në historinë e shqiptarëve, u konfirmuam këtë vit për të tretin mandat me radhë, kjo ka qenë padiskutim fitorja më e vështirë. Kjo është dhe fitorja jonë më e vështirë për tu merituar, ndryshe nga sporti që fitoret meritohen kur arrihen në politikë apo meritohen vetëm pasi arrihen.

Herën e katër do ta kemi edhe më të vështirë, do bëjmë të pamundurën që tia dalim të konfirmohemi sërish pas katër vitesh, miq dua tiu flas shumë hapur. Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar se pas kësaj fitore, sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon që të humbasësh sensin e korigjimit.

Duhet të korigjjojmë sa më parë që të jetë e mundur gjithçka që nuk shkon, PS duhet të bëhet një komunitet njerëzish me aspirata, për ti sjellë Shqipërisë drejtësi dhe mirëqënie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu