Gazetarët e pyesin: Pse u largua Taulant Balla nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm? Ja si përgjigjet Rama

0

Kryeministri Edi Rama kadeklaruar mbrëmjen e sotme se Sekretari i Përgjithshëm dhe Kreu i Grupit Parlamentar janë dy poste që kanë shumë ngarkesë, prandaj dhe ka vendosur që të jenë dy persona ata që i drejtojnë.

Tashmë Taulant Balla do të jetë vetëm Kreu i Grupit Parlamentar, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, një nga personat më të afërt të Ramës.

Pjesë nga biseda në Opinion:

Gazetarja: Duke qeverisur me të njëjtin ministra ja shlyeni borxhin shqiptarëve?

Rama: Shqipëtarët na kanë besuar. PS ka fituar zgjedhjet dhe ky është fakt. Kjo qeveri ka mjaftueshëm emra për të garantuar risi dhe vazhdimin e punës së mandatit të dytë. Këta njerëz që janë konfirmuar janë në kushtet që mund ta vazhdojnë punën, ndërsa të tjerët kanë marrë detyra të tjera.

Për sa i përket Taulant Ballës. Taulanti është Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, një detyrë me ngarkesë të madhe. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. Na duhej një sekretar partie që duhej non-stop. Është rritur volumi në këto dy pozicione dhe prandaj i kemi ndarë. Unë e përsëris, njerëzit të cilët janë vendosur në ato detyra përtej stërfoljeve kanë bërë punë dhe kanë dhënë kontribute. Këta njerëz që ju sot i quani politik janë njerëz që unë i kam mbledh andej këtej. Unë nuk di si ripërtrihet gjaku ndryshe nëse nuk përfshihen figura të ndryshme nga shoqëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu