Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”.
Ndër të tjera, Berisha është pyetur edhe nëse ka ndonjë urdhër arresti ndaj tij. Berisha thotë se pavarësisht ‘presionit nga ambasadorja amerikane’, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë dhe lëviz i lirë.
Jason French: Ju jeni i lirë të lëvizni në Shqipëri. Nuk ka ndonjë autoritet shqiptar që t’ju arrestojë. Nuk ka ndonjë mandat arresti të lëshuar për ju sipas elementeve të deklaruara nga Blinken?
Sali Berisha: Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%. Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë.
Analistët ka aluduar se mund të ketë “procese juridike”, para thirrjes së Kuvendit të PD më 11 dhjetor.