Gazetari Hoxha ironizon në kamionin me banane: Sa të gjej shteti ku humbën arkat, po bëj nja dy rrugë të shpejta

0

DURRËS- Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar humbjen e arkave me banane dy ditë më parë në portin e Durrësit. teksa ka qenë sot në atë port, Hoxha ka publikuar disa fotografi nga një kamion i ngarkuar me banane, shkruan se sa të gjëj shteti ku humbën arkat, po bën nja dy rrugë. Ai gjithashtu ka ironizuar bordet e ngritura, ku shkruan se qeveria vetëm për të kontrolluar kokainën nuk ka ngritur bord në vend.

Postimi i Plotë:

Sa te mblidhet bordi i qeverise te gjeje ku “humben” bananet e Ekuadorit, thashe t’i beje nja dy rruge te shpejta… Nami nami ne portin e Durresit… Kush i zhduku 60 arka me banane kinge te sapoardhura nga Ekuadori???!!! Jo po nga e di ti, që jane afro nje ton kokaine???!! Me falni, po ne kete vend, qeveria ka ngritur Bord Transparence per te kontrolluar cmimin e çdo produkti sensitiv, qe vjen nga importi, me perjashtim te kokaines, me falni, bananes, Dhe çuditerisht vetem aty, te kokaina, çmimi ka ruajtur stabilitetin global Pse vetem Arditi do bej reklame me majmunin dhe torten e bananeve?! Lere pastaj gjithe mediat qe jane mbushur me reklama bananesh… Po perfitoj nga rasti dhe po e kaloj nje konteiner bananesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu