Ish-Ministri Sandër Lleshaj nuk e ka pritur mirë pyetjen që i bëri gazetari i Kkronikës, Elton Qyno, i cili i tha si e zgjidhi ish-Polici Nevaldo Hajdaraj çështjen e vrasjes së Klodian Rasha.
Sandër Lleshaj e pyeti prerazi se çfarë paqartësie kishte gazetari, dhe ky i fundit tha thjesht që dëshiron të dijë si e zgjidhi.
Lleshaj përsëri iu përgjigj me ton tepër serioz, në një debat në Open, teksa i tha se Nevaldo Hajadaraj e zgjidhi në mënyrë kriminale.
Pjesë nga debati:
Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdari si e zgjidhi z.Lleshaj? Keni qenë ministër në atë kohë, dhatë dhe dorëheqjen për këtë arsye.
Lleshaj: Çfarë paqartësie kishit ju për këtë ?
Elton Qyno: Nevaldo Hajdari si e zgjidhi këtë? Për vetëmborjtje apo për çfarë?
Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale. Policia duhet të përdorë armën vetëm kur përdorët armë kundër tyre.