Roberto Saviano, një gazetari i njohur në Itali dhe Europë për luftën kundër mafias ka analizuar pasurinë e bosit të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.
Në një artikull për “Corriere della Sera” ai ka përmendur edhe vajzën e tij Lorenza e cila ka lindur nga një prej lidhjeve të tij të fshehta.
Duke u ndalur te pasuria, gazetari thotë se Denaro mund të ketë fshehur pasuri edhe në Shqipëri, në parajsa fiskale por ato nuk do zbulohen kurrë nga hetuesit.
Pjesë nga artikulli:
Duke mos u martuar, Matteo Messina Denaro ruajti besueshmërinë e tij ndaj hierarkive më të larta. Messina Denaro ka një vajzë të lindur nga një prej lidhjeve të tij të fshehta. Hetimet tregojnë se ajo është e vetmja (edhe nëse thashethemet që nuk janë konfirmuar kurrë flasin për fëmijë të tjerë). Lorenza Alagna është vajza e Franca Maria Alagna.
Prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro. Është gjithmonë një segment që zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri, zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë ai.