Gazetari i News24 Osman Stafa fiton çmimin prestigjioz të Bashkimit Europian për gazetari investigative. Stafa ka arritur të fitojë vendin e dytë nga 43 aplikime.
Më shumë se i lumtur të vlerësohesha me çmimin prestigjoz të Bashkimit Europian për Gazetarinë Investigative 2023. Juria më vlerësoi me vendin e dytë. 😊
Investigimi, “Mungesa e ilaçeve në QSUNT rrezikon jetën e fëmijëve, që vuajnë nga tumori”, nuk është vetëm një shkrim, por një histori e fortë e shpërdorimit të detyrës me pasoja, jetët e fëmijëve që vuajnë nga tumoret. Ishte pas këtij shkrimi që 4 medikamnetet (kimio) që mungonin, të siguroheshin dhe të vazhdojnë të sigurohen.
Por këtë çështje e kam çuar në Gjykatë, ku aktualisht çështja është në Apel. Unë këtë çështje do e çoj deri në fund.
Falenderoj BE-në për çmimin, Thomson Media për organizimin, dhe Investigative Network Albania (mbështetur nga Ambasada e SHBA) e cila publikoi shkrimin.