Mbrëmjen e sotme, gazetari Çim Peka ka publikuar një dokuemnt që sipas tij është i drejtësisë belge, lëshuar në vitin 2019 për thirrjen e Lulzim Bashë sa i takon dosjes ‘Toyota Yaris’.
Sipas Pekës, pas kësaj kërkesë kanë ardhur në adresë të Bashës dhe 4 kërkesa të tjera, por Basha ka zgjedhur t’i injorojë.
Këtë deklaratë Peka e bëri gjatë një interviste me ish-Kryeministrin Berisha. Ky i fundit deklaroi se Rama mban peng Bashën me dosjet që ka lidëeri demokrat.
“Problemi është këtu, njeriu i parë që ka ngritur dyshimet për kete deklaratë të Bashës, ka qenë Sali Berisha. I thashë ti me këtë dekonspirove operacionin, je ish-ministër i brendshëm. Ky njeri nuk kishte bërë deklaratë për krimin. I thashë kush ta tha? Më tha që e kishte telefonuar një kamarier nga një restorant mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Një gjë është e sigurtë, ai që bën një deklaratë të tillë për një operacion dhe dekonspirohet, në çdo vend ai merret i pandehur. Por në Shqëipëri, Edi Rama mes ndjekjes penale dhe marrjes peng, zgjodhi këtë të dytën nëpërmjet Don Agaxhios. Të vërtetën e kërkon vetëm drejtësia belge”, tha Berisha.