Gazetashitësi i ‘verbër’, prej 20 vitesh në kërkim të blerësve

0

Përshkon çdo ditë me këmbe kilometra të tera ne thuajse gjithë Gjirokastrën me qellim përfitimin e sadopak të hollave nga shitja e gazetave.

Ky është Rushit Kusho 54 vjeç e ka mbi 20 vjet qe sfidon çdo dite kushtet atmosferike ku fitimi nuk justifikon aspak lodhje te stërmundishme që zgjat për orë me radhë.

“Puna ime nis që në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon rreth orës 13:15. E nis nga rruga 18 shtatori, kaloj këtu te rranica dhe disa vende të tjera, pastaj te ura e lumit deri te një magazinës përballë kthesës së ish shërbimit informativ, pastaj kthehem e bëj të njëjtin internerar.”

I njohur nga te gjithë në Gjirokastër, Rushiti thotë se nuk fiton me tepër se 300 leke ne dite.

“Kam punuar prej 20 vjetësh me shpërndarjen e gazetave. Deri para 4 – 5 viteve arrija të grumbullojë një sasi lekësh, por afërsisht një rrogë minimale. Kurse tani nxjerr ndonjë shpenzim të vogël. Sot shes, 20 – 25 gazeta në ditë, si anë ekonomike thjeshtë për të plotësuar ndonjë nevojë ditore.”

Gazetashitësi i palodhur është me statusin e te verbrit gjë e cila ja vështirëson edhe me tepër punën, ndërsa edhe përfitimi monetar nga ky status është i pamjaftueshëm. I heshtur dhe kokulur dhe me shpresën për gjetjen e klientëve, Rushiti sfidon problemet e hallet me të cilat jeta dhe fati e kane vendosur prej vitesh të përballet.

“…prej 18 vitesh të tetorit 1987, dhe vazhdoj ta marr këtë pagesë sociale. Pagesa është 13.600 baza. Shkon diku te 20.600 lekëshi.”

Mos interesimi i qytetareve për blerjen e gazetës sipas tij vjen për dy arsye, lodhja nga lajmet politike dhe me kryesorja rrjetet e sociale, ndërsa gazetat më të shitura janë ato sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu