Gazment Bardhi: “PD-ja do të shpëtojë fermerët nga varfëria dhe falimentimi”

0

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, gjatë një bashkëbisedimi me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan, dëgjoi se si ky biznes që dikur punësonte 20 persona është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë. Bardhi u shpreh se plani i PD do sjellë përkrahje direkte për cdo fermer sipas prodhimit, dhe do të sjellë ulje të taksave, tarifave dhe cmimit të naftës. Lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin Shyqo Hysa në rrugën e mirëqënies dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Pronari i fidanishtes shprehet se më parë na thoshte shteti se çfarë ishte prioritet dhe ne e kthenim timonin:

“Unë kryesisht merrem me prodhim, kam sot e 28 vjet. Vështirësia ime më e madhe është këto 8 vjet. Unë dikur kam pasur diku 25-30 punëtor, sinqerisht të them sot nuk po mbaj dot katër a pesë veta në punë. Një nga këto arsye, të paktën për mua që jam drejtpërdrejt në bujqësi, është heqja e subvencionimeve për fermerët. Kjo është një fatkeqësi që ne na shkatarroi. Unë jam i liçensuar, me tabelë me të gjitha, ndërsa taksat e bashkisë dikur i pata diku te 60 mijë lekë, sot janë afërisht 370 mijë lekë. Ne ishim ata që vendit tonë i gjetëm dy milion rrënjë ullinj, dhe i bëmë 24 milion rrënjë ulli. Erdhën zotërinjtë dhe i ndaluam të gjitha, jo nuk duhet, jo nuk bëhet.”

Ndër të tjera Gazment Bardhi shprehet duke thënë se kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme:

“T’i marrësh të gjithë lekët dhe t’i përqendrosh në një dorë dhe të lësh një million fshatarë dhe fermerë në gjendje mjerimi dhe të mos i mbështesësh, por përkundrazi t’i shkelësh me këmbë, t’i gjobitësh, t’i marrësh sa më shumë taksa, t’i rrisësh çmimin e energjisë elektrike, të rrisësh çmimin e naftës se ka rrit çdo gjë, e ka çuar në degradim bujqësinë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu