Gazprom mbylli rubinetat, BE: Jemi të përgatitur nëse Moska ndërpret tërësisht furnizimin me gaz

0

Evropa është “e përgatitur mirë”, falë kapaciteteve të magazinimit dhe masave për ruajtjen e energjisë, nëse Rusia vendos të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz, tha një udhëheqës i lartë i BE-së të shtunën mes të një beteje energjetike të intensifikuar midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ne jemi të përgatitur mirë për t’i rezistuar përdorimit në nivel ekstrem si armë të gazit nga Rusia”, u tha gazetarëve Komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni gjatë një forumi ekonomik në Itali. “Ne nuk kemi frikë nga vendimet e presidentit rus Vladimir Putin, ne po kërkojmë nga rusët të respektojnë kontratat, por nëse ata nuk e bëjnë këtë, ne jemi të gatshëm të reagojmë.”

Komentet e zotit Gentiloni pasojnë vendimin e Moskës të premten për të shtyrë rihapjen e tubacionit të saj kryesor të gazit që e lidh Rusinë me Gjermaninë. Rusia, përmes këtij vendimit, po reagon ndaj marrëveshjes së grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës për të kufizuar çmimin e eksporteve të naftës ruse me synim për të pakësuar fitimet e Moskës.

Zoti Gentiloni tha se qendrat e magazinimit të gazit në Bashkimin Evropian “aktualisht janë të mbushura në një nivel rreth 80%, falë politikave të zgjerimit të burimeve energjetike “, megjithëse situata dallon nga vendi në vend.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se nuk mund të rifillonte furnizimin me gaz natyror në Gjermani, vetëm disa orë para se të rifillonte furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Rusia tha se arsyeja e ndërprerjes ishte një defekt teknik në tubacion, i cili ka të ngjarë të përkeqësojë krizën energjetike në Evropë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer shkruante të premten në Tëitter se vendimi i kompanisë Gazprom për të mbyllur gazsjellësin ishte i bazuar në “supozime të pavërteta”.

Prodhuesi i turbinave, Siemens Energy tha të premten se nuk kishte asnjë arsye teknike për të ndalur transportin e gazit natyror.

Moska ka fajësuar sanksionet perëndimore të vendosura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës për pengim të përpjekjeve për të mirëmbajtur tubacionin e gazit. Evropa akuzon Rusinë se po përdor furnizimin me gaz si një metodë hakmarrjeje ndaj sanksioneve evropiane.

Të premten, ministrat e financave të vendeve të grupit G-7 thanë se do të punonin me shpejtësi për t’i vendosur një tavan çmimit të eksporteve ruse të naftës. Ministrat e financave nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kjo gjë do të “bazohet në një sërë të dhënash teknike”.

“Ky kufi i çmimit për eksportet ruse të naftës synon reduktimin e të ardhurave të Putinit, duke mbyllur një burim të rëndësishëm financimi për agresionin (në Ukrainë)”, tha ministri gjerman i financave, Christian Lindner.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti vendimin e ministrave të financave të vendeve të grupit G-7.

“Kur ky mekanizëm të zbatohet, ai do të bëhet një element i rëndësishëm i mbrojtjes së vendeve të civilizuara dhe tregjeve të energjisë nga agresioni hibrid rus”, tha të premten presidenti Zelenskyy.

Përplasja lidhur me furnizimin me energji ndodh në një kohë kur forcat ruse dhe ukrainase po sulmojnë njëra-tjetrën pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, ku inspektorët e OKB-së po përpiqen të shmangin një katastrofë të mundshme bërthamore. DW


Artikulli paraprak️️️️ Book Of Rebirth Zum besten geben Httpsh1> ContentBook Of Ra Slot KollationierenVolatilität: Das Risikofaktor Inside Book Of RaWelches Sei Dein Slot Denn während das Freispiele bekommen Spieler natürlich etwas fürs Ohrwaschl dringend. Nachfolgende filmreife Musik versetzt diesseitigen Glücksritter echt in das Pharaonenreich unter anderem erinnert lange eingeschaltet bekanntschaften Abenteuerfilme aus diesem Filmtheater, nachfolgende vorweg diesem ähnlichen Hintergrund spielten. Die Bild des Spielautomaten ist natürlich tief eingeschaltet seinem berühmten Vorgänger orientiert. Eltern sollten dies praktisch untergeordnet inside Ihrem Einsatzplan beachten.Book of Ra sei ohne frage das massiv beliebter Slot, ihr in Verbunden Casinos gewöhnlich wird.Parece sei für jedes unser Phase des Spielfilms nach Dem tollen Kürzel, dies sich in ganz Gewinnchance unter einsatz von unser Blättern ausdehnt ferner wie Scatter getilgt ist.In frage stellen Sie nachfolgende Liste der verbotenen Länder, im voraus Eltern zigeunern inoffizieller mitarbeiter Internet-Casino registrieren. In irgendeiner Runde man sagt, sie seien dann 9 Credits abgebucht, so lange Die leser über allen neun Paylines aufführen. Der Maximaleinsatz beläuft zigeunern auf 200 Spielmünzen, welches die ganzen 1800 Credits bedeutet, sofern Sie sämtliche Gewinnlinien aktiviert hatten. Wie gleichfalls Diese besitzen im griff haben, eignet sich ein Slot Book of Ra hervorragend wie für jedes High Tretroller als auch für jedes vorsichtigere Glücksspieler.
Artikulli tjetërShkarkimi i Gledis Nano, Muhamet Rrumbullaku pritet të jetë Drejtori i ri i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu