Gënjeu sikur kishte kancer, 42-vjeçarja mbledh mijëra paund dhe habit më mënyrën se ku i shpenzon

0

 

Një 42-vjeçare, gënjeu se kishte kancer dhe kërkoi para nëpër rrjetet sociale për “kurimin” e saj, ndërkohë që gëzonte shëndet të plotë. Nicole Elkabbass, 45.000 paund e dhuruara nga personat bujarë, i shpenzoi me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste. Shtetësja britanike krijoi një faqe “GoFundMe”, ku shpjegonte se vuante nga kanceri në vezore, duke postuar edhe një foto ku dukej e shtrirë në një shtrat spitali. Në gjykatë u tregua se fotoja ishte bërë pas një operacioni të saj për heqjen e fshikëzës së tëmthit.

Ndërkohë, prokurori tha se:

“Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”.
Vlen të theksohet se gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj është ende në proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu