Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. BW raporton se një e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i tretë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit të Korçës. E moshuara është hedhur nga ballkoni i hyrjes ku banonte.
Bëhet me dije se 90-vjeçarja ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.