Genta Ismajli konfimon pritjen e binjakëve. Këngëtarja po organizon dasmën

0

TIRANE

Këngëtarja Genta Ismajli ka zbuluar sot se po organizon një dasmë për të kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me biznesmenin turk, Usta-n. Artistja ndau lajmin me të gjithë me anë të një postimi në rrjete sociale.

Genta publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video të vetes, ku shfaqet brenda një makine. Pranë saj i afrohen disa persona, të cilët e pyesin nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

“Po, i kam dy”, përgjigjet këngëtarja dhe kur pyetet nëse po planifikon dasmën, ajo shton: “Po, e gjete!”.

 

 

Ajo nuk e zbuloi surprizën e dytë, por me shumë mundësi ajo ka të bëjë me shtatzëninë e saj. Ndonëse nuk e ka bërë publike në rrjete sociale, Genta i ka treguar të afërmve se është në pritje të ëmbël. Për më tepër, burime për “Prive” kanë mësuar se ajo do të sjellë në jetë dy fëmijë, sepse është shtatzënë me binjakë.

Megjithatë, gjininë e tyre edhe ajo do ta mësojë së bashku me të tjerët, sepse pritet ta zbulojë gjatë një feste që njihet ndryshe si “baby shower”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu