Ish-aktorja pornografike ther 9 herë me thikë djalin e saj 2-vjeçar, lë kufomën në një supermarket

0

44-vjeçarja Katalin Erzsebet Bradacs, nga Hungaria, u mor në paraburgim pasi u akuzua për vrasjen e Alex Juhasz, djalit të saj 2-vjeçar.

Aktorja pornografike mbërriti në supermarketin Lidl në qytetin e vogël të Citta della Pieve në rajonin qendror italian të Umbria të premten 1 Tetor pasdite.

Dëshmitarët thuhet se panë gruan të vendoste trupin e përgjakur të djalit të saj mbi një sportel ndërkohë ajo bërtiste për ndihmë. Vogëlushi kishte nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë.

Ai fatkeqësisht u shpall i vdekur pasi nëna e tij u arrestua nga policia ku gjeti një thikë në çantën e saj. Bluza e vogël dhe e përgjakur e vogëlushit u gjet më vonë në një ndërtesë të pabanuar aty pranë.

Pamjet nga kamera e sigurisë të analizuara nga policia nuk zbuluan asnjë të dyshuar tjetër të mundshëm në vendin e krimit përveç nënës së fëmijës.

Hetuesit besojnë se motivi i krimit ishte të hakmerrej ndaj babait të fëmijës, nga i cili ajo ishte ndarë kohët e fundit dhe ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë mbi fëmijën e tyre.

Babai, i cili aktualisht jeton në Hungari, lajmëroi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij që po vdiste përmes WhatsApp, sipas Daily Star.

Raportet thonë se ishte nëna e vogëlushit ajo që e dërgoi foton, pak para se të nxitonte në supermarket me trupin e përgjakur.

Ish -aktorja pornografike thuhet se mohoi akuzat për vrasje, duke i thënë policisë në mënyrë të përsëritur: “Unë nuk e vrava djalin tim”.

Norbert Juhasz, babai i vogëlushit të vdekur tha se nëna kishte ikur në Itali me vogëlushin muajin e kaluar pasi një gjykatë hungareze i dha kujdestarinë. Dëshmitarët raportojnë se e panë ish-aktoren pornografike duke keqtrajtuar dyvjeçaren një ditë para krimit.

Gruaja aktualisht po mbahet në paraburgim në një burg në qytetin pranë Perugia. Një skenë krimi është ngritur nga policia në ndërtesën e pabanuar ku u gjet bluza e përgjakur e fëmijës dhe dyshohet se është vendi ku ndodhi dhe incidenti brutal.

Hetimi është duke vazhduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu