Gëzim dhe përqafime, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Fierit, Engert Pëllumbi, aktualisht i komanduar me detyrë në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 5 tetor, nuk u evidentuan probleme për pasurinë e gjyqtarit Pëllumbi. Ndërkohë, ai kundërshtoi konstatimin e DSIK-së për papërshtatshmëri si dhe paraqiti shpjegime për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu