Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 9 maj 2025, në Elbasan, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.
Masat që do të zbatohen në territorin e qarkut Elbasan janë:
Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor:“Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen”, gjatë orarit 11:30 – 15:30.
Ndalimi i qarkullimit dhe ndalimi i daljes në këtë aks nga rrugët dytësore përgjatë segmentit të garës.
Moslejimi i lëvizjes së kamionëve që vijnë nga Qafë Thana, gjatë orarit të aktivitetit.
Rrugë alternative për në drejtim të jugut:
Për mjetet që udhëtojnë nga Qafë Thana, Librazhdi dhe Elbasani, në drejtim të jugut, orientohen të përdorin aksin rrugor alternativ “Elbasan-Kryqëzimi i Cërrikut-Cërrik-Belsh-Kuçovë”
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarëvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë këtij aktiviteti çiklistik, si dhe apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në akset rrugore që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit dhe të përdorin rrugë alternative.
Njoftimi:
🚴♂️ “Giro d’Italia 2025”
📅 Data: 9 maj 2025
⏰ Orari i zhvillimit: 11:30 – 15:30
📍 Aksi që do të bllokohet: “Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen”
Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 9 maj 2025, në Elbasan, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.
Masat që do të zbatohen në territorin e qarkut Elbasan janë:
Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor:
“Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen”, gjatë orarit 11:30 – 15:30⏰.
Ndalimi i qarkullimit dhe ndalimi i daljes në këtë aks nga rrugët dytësore përgjatë segmentit të garës.
Moslejimi i lëvizjes së kamionëve që vijnë nga Qafë Thana, gjatë orarit të aktivitetit.
🔄 Rrugë alternative për në drejtim të jugut:
Për mjetet që udhëtojnë nga Qafë Thana, Librazhdi dhe Elbasani, në drejtim të jugut, orientohen të përdorin aksin rrugor alternativ “Elbasan-Kryqëzimi i Cërrikut-Cërrik-Belsh-Kuçovë”
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.