Gjadri do përdoret edhe nga Suedia/ Gazetari shqiptar: Suedia kërkon borxh nga Italia disa vende në kamp për azilkërkuesit

0

TIRANË- Gazetari shqiptar në Suedi Niko Ago ka nxjerr disa detaje në lidhje me një deklaratë nga Suedia, se mund të sjell emigrantë në kampin e Gjadrit. Gazetari i ftuar në Euronews Albania, ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk dihet nëse do të miratohet. Gjatë fjalës së tij, Ago ka theksuar se Suedia do që të përdorë kampet e Gjadrit, si një vend tranzit për të dërguar personat që u është refuzuar azili në Suedi.

“Ishte një takim mes Ministrit të Emigracionit të suedisë dhe Ministrit të Brendshëm të Italisë më 26 Mars në Romë. Ishte një pyetje të bërë nga ana e Suedisë nëse kamplet e ndërtuara në Shqipëri mund ti përdorin suedezët. Suedezët duan t’i përdorin, për të dërguar atje azilkërkues që u është refuzuar kërkesa për azil në Suedi. Duan të përdorin kampet në Shqipëri si një vend tranzit. Nuk është një vendim i marrë, por një pyetje. Të shohim si do jetë, nëse Italia e ka dëshirën e bashkëpunimit, por të shohim sa e mundur do jetë kjo. Kjo është një marrëveshje bilaterale mes Suedisë dhe Italisë, që Suedia të marrë borxh disa vende. Nuk janë emigrantë, por janë azilkërkes që u është refuzuar kërkesa,” tha Ago.