Gjashtë raste me Covid-19 janë konfirmuar ditën e sotme në Gramsh. Mes tyre është një mësuese në shkollën “35 Vjetori”.
Ndërsa dy raste të tjera janë kontakte të punonjësve të policisë të konfirmuar më parë me Covid-19, në komisariatin e policisë Gramsh.
Deri më tani, në Gramsh rezultojnë të infektuar me koronavirus rezultojnë 8 punonjës të policisë dhe 4 mësues.
Raste aktive në qarkun e Elbasanit deri më tani janë 262.