Gjasula: Botërori varet nga ne, aspiroj kthimin në Bundesliga

0

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, foli për paraqitjen e kuqezinjve në ndeshjet e shtatorit si dhe shanset për të shkuar në play-off të të Botërorit 2022.

Në premier të emisionit “Sport Magazine” në Ora News, Gjasula gjithashtu zbuloi detaje nga klubi i ri Darmstadt si dhe jeta në Gjermani.

31-vjeçari u ndal te paraqitjet.

“E shikoj mirë, dje kishim një humbje por javën tjetër kemi mundësi për ta bërë të pamundur këtë humbje. Duhet të  shohim pozitivisht.  Dje ishte një humbje koti, por prapë do shohim përpara në Bundesligën e dytë. Duhet të japim në çdo ndeshje maksimumin. Po të forcohemi edhe pak, ka mundësi që të arrijmë shumë. Duhet të fitojmë se s’bën ato ndeshje. Me dy fitore mund të themi që jemi në listën e dytë.”- shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu