Dëmtohet Gareth Bale/ disa javë jashtë fushave

0

Me rikthimin në Madrid, për Bale kthehen edhe problemet fizike. Anësori ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë, madje mund të humbasë ndeshjet e Uellsit në tetor.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, sulmuesi ka dëmtuar tendinën në këmbën e djathtë dhe gjendja e tij duket serioze.

Bale do të mungojë të paktën një muaj për Real Madrid, por nuk përjashtohet mundësia që t’i duhet një muaj e gjysmë të jetë fizikisht për ndeshje.

Mungesë e rëndësishme për Ancelottin, i cili tashmë do duhet të mendojë për alternativa për të zëvendësuar Bale, në një kohë kur Asensio e Rodrygo nuk po kalojnë ditë të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu