Gjatë drejtimit të tij, pati tentativë për të futur kanabis, largohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës

0

Altin Gusho do të zëvenësohet nga Durim Toska në postin e drejtorit të burgut të Drenovës. Pas dy vitesh në këtë detyrë, sot është bërë me dije se Gusho nuk do të mbajë më këtë post dhe se do të emërohet në një tjetër pozicion në qarkun e Korçës, që ende nuk është bërë me dije.

Kujtojmë se gjatë kohës së tij si drejtor në burgun e Drenovës, pati edhe disa ngjarje që lëkundën pozitën e tij si rasti i tentativës së njërit prej policëve për të futur lëndë narkotike brenda burgut me porosi të njërit prej të dënuarve. Gjithashtu u shënua edhe një rast i dhunës së njërit prej të dënuarve kundrejt një efektivi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu