Gjekmarkaj: Basha nuk kishte shteg tjetër, Berisha mund të bëjë beteja më të mëdha

0

Deputeti demokrat Agron Gjermarkaj e ka cilësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, sit ë vetmen mundësi për Bashën dhe PD-në.

Gjekmarkaj deklaroi për gazetarët në dalje nga selia blu, se Berisha është personalitet i madh politik dhe beteja për statut nuk është e kalibrit të tij.

“Nuk ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD. Ishte shtegu i vetëm për të kaluar.

Unë e kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik, Beteja për statut që mund të bëjë Berisha nuk janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu