Gjenden kallashnikovë dhe eksploziv në kufirin greko-shqiptar

0

Policia e Nëndrejtorit të Sigurisë së Janinës ka konfiskuar ditën e djeshme armë dhe një sasi eksplozivi në Rripin e Sagiadës, në kufirin greko-shqiptar.

Kathimerini raporton se janë gjetur dy çanta të zeza të fshehura, në të cilat kishte tre pushkë AK-47 kallashnikov me numër të barabartë gëzhojash, një bajonetë e integruar në njërën nga pushkët e luftës, 15 copë “eksploziv”, 25 përshpejtues me kapacitet 10 fishekë dhe 250 fishekë. Hetimet paraprake po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Janinës, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e personave të përfshirë në këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu