Ballina AKTUALITET Gjendet e vdekur në banesë 63-vjeçarja, kishte humbur jetën prej ditësh

Gjendet e vdekur në banesë 63-vjeçarja, kishte humbur jetën prej ditësh

0

Një 63-vjeçare nga lagjja “Donika Kastrioti” në Berat është gjetur e vdekur në banesën e saj. Gazetraja Eneida Petova raporton per “BalkanWeb” se e moshuara Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.

Në katin e parë të një pallati ku jetonte 63-vjeçarja,forcat e policisë dhe zjarrfikëses kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda për shkak se dritaret ishin me hekura.

Pasi kanë hyrë në banesë ata kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë, mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune. Fqinjët e viktimës kanë deklaruar segruaja jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i kishte emigrantë.
Mësohet se viktima 63-vjeçare,që i përkiste komunitetit Rom, vuante nga disa sëmundje dhe mendohet se vdekja e saj të jetë shkaktuar nga njē arrest kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu