Mëngjesin e sotëm, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të s*ksit mashkull, rreth 65 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij. Deri më tani ende nuk është identifikuar trupi.