Shpërthen mjeku:”Vdekjet janë 2-3 më të shumta. Përgjigja e tamponëve del kur njerëzit vdesin”.

0

Mjeku Erion Dasho ka reaguar për rastet e reja me Covid në vendin tonë duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk i raporton të gjitha vdekjet. Mjeku është shprehur se personat që mbërrijnë vonë në spital, i del negativ tamponi dhe e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse kanë qenë të infektuar është lavazhi bronkial.
Dasho tregoi edhe skandalin në qytetin e Beratit për dy raste që humbën jetën dhe përgjigja e testit të koronavirusit i ka mbërritur pasi kishin ndërruar jetë.
“Ne nuk po i raportojmë të gjithë të vdekurit, por një pjesë të tyre, atyre që i del tamponi pozitivë. Por ndërrojnë jetë edhe ata që u del negativë, pra persona të cilët vijnë vonë në spital, sa testi i tyre nuk del më pozitiv. Atyre duhet t’u bëhet lavazh bronkial me qëllim që të zbulohet prania e virusit, pra këta persona humbin jetën dhe nuk raportohen. Në të njëjtën kohë, më kanë ardhur nga qyteti i Beratit 2 raste ku përgjigjja pozitive e pacientëve ka ardhur pasi ata kishin ndërruar jetë. Pra, bëhet fjalë për një numër personash që humbin jetën, i cili duhet të jetë 2-3 herë më i madh se ai që raportohet zyrtarisht.
Këto janë vlerësime, nuk mund t’i di shifrat e sakta se nuk bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, por shifrat tregojnë se është më i lartë se ai që raportohet”, tha Dasho.
Mjeku shtoi se ka paralajmëruar që situate do të dilte jashtë kontrollit, në Nëntor, por nuk është marrë parasysh. Sa i përket vendimit të ri për mbajtjen e maskës në rrugë, Dasho thotë se efekti është minimal dhe e vetmja gjë që duhet bërë për t’u mbrojtur është distanca.
“Maska është e pakuptimtë sepse është me efekt minimal. Pra një maskë që nuk është përcaktuese, por plotësuese. Gjermania e ka vetëm në një rrugë këmbësorësh të Frankfurtit ku nuk mund të respektohet distanca në rrugë. Për sa kohë ekziston distanca, nuk ka nevojë për maskë. Maska të ofron mbrojtje të limituar, mbrojtjen e vërtetë ta ofron distanca”, u shpreh mjeku Dasho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu