Gjendet i pajetë 68 vjeçari në Lushnje, dyshohet se ka varur veten

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Kosovë e Vogël të Lushnjes.

Një 68 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij rreth orës 05:00.

Sipas policisë, ai dyshohet të jetë vetëvarur në një ullishte.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu