Gjendet i vdekur brenda kamionit në Doganë 45-vjeçari

0

 

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Doganën e Vorës, brenda një kamioni, i cili drejtohej prej tij. Policia bën me dije se dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak pasi nuk konstatohen shenja dhune.

Trupi i tij i pajetë u gjet rreth orës 18:20 ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu