Aksidenti i rëndë në mes të Tiranës/Këmbësorët shpëtojnë për një fije

0

Pamjet e momentit të aksidentit të rëndë që ndodhet mesditën e sotme mes dy automjeteve përballë ambasadës italiane janë bërë publike nga Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore.

Aty duket se si automjeti tip “BMW” është me shpejtësi dhe merr para “Skodën” duke e çuar disa metra më larg, shumë pranë sporteleve të ambasadës.

Aksidenti ndodhi sapo dy mjetet kanë dalë nga semaforët tek kryqëzimi i TVSH-së. Gjendja e shoferit të Skodës është jashtë rrezikut për jetën pasi mjeti u godit nga ana e pasagjerit. Ndërsa në automjetin tip ‘BMW’ po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu