Gjendet i vdekur në anë të rrugës punonjësi 34-vjeçar i Bashkisë (EMRI)

0

Gjendet i vdekur në rrugën e Plykut një punonjës i Bashkisë Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës. Viktima është identifikuar si Ervis Myrtaj, 34 vjeç, ndërsa dyshimet e para janë që ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqëve natyrore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu