Gjendet i vdekur në hotel spanjolli që punonte te serat e Divjakës. Emri

0

Gjendet i vdekur në një hotel në Karavasta një shtetas spanjoll që punonte te serat e Divjakës.

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll Franciso Cervilla, 47 vjeç dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu