Gjendet kokainë me vlerë 1.5 milonë dollarë në ujë

0

Një zhytës në Florida ka bërë një zbulim të pazakontë në ujërat pranë ishujve tropikalë, Florida Keys.

Ai ka gjetur kokainë në vlerë 1.5 milionë dollarë teksa notonte dhe ua dorëzoi autoriteteve.

Ndërsa policia Amerikane ka thënë se një zhytës pranë Craig Key, një qytet ishullor në Florida Keys, raportoi se ka gjetur një varkë lundruese.

Sipas Independent, Zyra e Sherifit të Qarkut është njoftuar se ata ishin paralajmëruar për gjetjen pasditen e djeshme dhe njoftuan Patrullën Kufitare të SHBA-së të cilët u përgjigjën dhe gjetën që pakoja përmbante 25 blloka kokainë me peshë 30 kilogramë.

Ndërkohë, Patrulla Kufitare e SHBA-së vlerësoi drogën në më shumë se 1.5 milion dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu