Gjendet lëndë plasëse poshtë një makine të parkuar në Mat

0

Një pako e dyshuar me lëndë plasëse është konstatuar paraditen e sotme poshtë një automjeti në Mat.

Pakoja është konstatuar rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu