Gjendet në një kanal kufoma e një burri

0

Një burrë është gjetur i vdekur në një kanal në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:30 të ditës së sotme, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu