KORÇË– Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në lagjen numër 7 në Korçë. Polica raporton se personi është gjetur pa shenja jete. Dyshimet e para janë se 60-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.