Gjendet një trup i dekompozuar pranë Urës së Tabakëve në Tiranë

0

Gjendet një trup i dekompozuar tek Ura e Tabakëve në Tiranë. Trupi është gjendur pranë një grumbulli shkurresh.

Kufoma ende nuk është identifikuar, ndërkohë që është nisur drejt morgut në Tiranë, për të kryer verifikimet e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu